Këngëtarja britanike Adele fitoi famë botërore më shumë se 15 vjet më parë falë vokalit të saj të jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre viteve, ajo ka kaluar nëpër ndryshime drastike, veçanërisht në pamjen e saj, deri në atë pikë sa shumë njerëz e kanë vështirë ta njohin sot.
Në dy vitet e fundit, Adele ka humbur rreth 45 kilogramë, duke i dhënë një ndryshim të ndjeshëm dukjes së saj fizike. Ajo ka theksuar se aktiviteti fizik e ka ndihmuar të përballojë ankthin, duke sqaruar se qëllimi i saj nuk përfshin vetëm humbjen e peshës, por gjithashtu forcimin e shëndetit mendore dhe ruajtjen e ekuilibrit.
Pas një pushimi të gjatë nga industria e muzikës, Adele është rikthyer në studio, duke punuar për këngë të reja. Ajo u pa së fundmi në qytetin e saj të lindjes, Londër, duke nxitur thashetheme rreth një rikthimi të madh, pasi aktualisht ajo jeton në Los Angeles.
Be the first to comment