Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga data 16 prill deri më 6 korrik 2026, janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit, janë raportuar pesë raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, Prishtina ka regjistruar numrin më të madh të rasteve, me 17 të tillë, e ndjekur nga Ferizaj me 12 raste. Kaçaniku ka raportuar 6 raste, ndërsa Fushë-Kosova 5 raste. Po ashtu, në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq janë regjistruar nga dy raste secili. Një rast është raportuar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK bën thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët. Çdo person që shfaq simptoma të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore më të afërta.

<

“Duke marrë parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Vaksinimi duhet të sigurohet sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efikase dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe ruajtjen e shëndetit publik,” thekson IKShPK.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement