Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Thirrjet “Mos blini te shqiptarët”, Behluli: Sulm ndaj ekzistencës ekonomike të tyre (VIDEO)

Thirrjet “Mos blini te shqiptarët”, Behluli: Sulm ndaj ekzistencës ekonomike të tyre (VIDEO)

Posterët me thirrjen “Mos blini te shqiptarët” të vendosur në disa zona të Serbisë kanë shkaktuar reagime të forta, duke u konsideruar si një nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Duke folur në emisionin “Kosova Today”, gazetarja Arditë Behluli theksoi se këto mesazhe përfaqësojnë një akt të gjuhës së urrejtjes, i cili godet direkt ekzistencën ekonomike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në territorin e Serbisë.

Behluli u shpreh se kjo situatë është dënuar edhe nga një lëvizje opozitare në Serbi, e cila e ka cilësuar këtë veprim si një precedent të rrezikshëm. Ajo kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe prokurorisë për të adresuar këtë çështje.

<

Ajo gjithashtu theksoi se nuk është hera e parë që nxisin thirrje për bojkotimin e produkteve shqiptare në Serbi, duke evidentuar kështu një tendencë të vazhdueshme të diskriminimit ekonomik.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement