Fermerët e Kosovës kanë zhvilluar protesta para Ministrisë së Bujqësisë, pas një ndalese të përkohshme të grumbullimit të qumështit që zgjat prej katër ditësh. Kjo situatë ka paralajmëruar një mbyllje të përkohshme të qumështores Vita.
Kundër kësaj mase, fermerët i janë përgjigjur ministrit në detyrë, Armend Muja, duke theksuar se “Qumështi Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë.” Këta fermerë e kanë ndjerë veten të padashur, duke shprehur shqetësimin se po akuzohen padrejtësisht për helmimin e popullit të tyre.
Një nga fermerët u shpreh: “Ju garantojmë që qumështi jonë nuk është helm, është qumësht, qumësht dhe vetëm qumësht.”
Be the first to comment