Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, zbulohet si u kap autori i krimit

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, zbulohet si u kap autori i krimit

Gent Maksutaj, një 20-vjeçar me origjinë nga Kosova, është vrarë mbrëmjen e djeshme në Suedi, në rrethana tragjike. Ai dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale.

Mediat suedeze kanë raportuar gjithashtu për këtë incident të rëndë. Sipas policisë, i dyshuari për të shtënat ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku më vonë është arrestuar.

Të shtënat në Kvarngärdet

<

Rreth orës 21:00 të së dielës, policia mori një alarm për të shtëna me armë në zonën e Kvarngärdet në Uppsala. Pasi morën njoftimin, autoritetet ndërmorën një operacion të gjerë, me angazhimin e disa patrullave. Zona u rrethua dhe atje ishin të pranishme edhe dy autoambulanca.

Fillimisht, policia nuk dha shumë detaje, por më vonë konfirmoi se një burrë në të njëzetat kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Familjarët e viktimës janë njoftuar për ngjarjen.

Hetimi: Vrasje e rëndë

Policia suedeze e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të saj. Viktima është gjetur jashtë, ndërsa aktiviteti policor po vazhdon për të identifikuar vendin e saktë ku ndodhën të shtënat.

Zëdhënësi i policisë, Pelle Vamstad, deklaroi se janë vendosur kordonë sigurie dhe po kërkohen prova që mund të ndihmojnë në hetim. Ata janë duke intervistuar dëshmitarë dhe po kontrollojnë kamerat e sigurisë, si ato publike ashtu edhe ato private.

Nuk përjashtohet një lidhje me krimin e organizuar. Ndërkohë, policia nuk ka konfirmuar ende nëse ngjarja lidhet me aktivitetet e bandave, por ka theksuar se kjo është një nga pistat që po shqyrtohet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement