Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ylli i Hoollivudit, “Rambo” feston ditëlindjen

Ylli i Hoollivudit, “Rambo” feston ditëlindjen

Sot, aktori i njohur hollywoodian Sylvester Stallone feston 80-vjetorin e lindjes.

I lindur më 6 korrik 1946 në New York, Stallone është një nga figurat më të njohura të kinemasë aksion. Ai është bërë i famshëm veçanërisht për rolet e tij ikonike si Rocky Balboa në serinë “Rocky” dhe John Rambo në filmat “Rambo”.

Këto role e kanë shndërruar Stallone në një simbol të kulturës pop dhe të filmave aksion të viteve ’70–’80, si dhe më gjerë.

<

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë jo vetëm aktor, por gjithashtu skenarist, regjisor dhe producent. Stallone ka kontribuar në disa prej filmave më të suksesshëm të Hollywood-it. Edhe në moshën 80-vjeçare, ai mbetet aktiv në industrinë e filmit dhe vazhdon të shfaqet në projekte të ndryshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement