Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për kompaninë prodhuese “Vita” dhe ka bërë thirrje për një veprim urgjent nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe nga institucionet përgjegjëse, për publikimin e rezultateve zyrtare të kontrolleve dhe analizave në sektorin e qumështit.
Në reagimin e saj, Lidhja thekson se mbështet zbatimin e ligjit, kontrollet profesionale dhe sigurinë ushqimore. Sidoqoftë, ajo kundërshton kontrollin që motivi apo ndikuar politikisht. “Rezultatet duhet të jenë ekskluzivisht profesionale, të pavarura dhe të liruara nga çdo ndërhyrje politike apo interes tjetër,” thekson reagimi.
Sipas LBK-së, çdo ditë vonesë në analizat dhe publikimin e rezultateve shkakton dëme të mëdha për kompaninë “Vita”, blegtorët, fermerët, përpunuesit dhe të gjithë sektorin e qumështit. “Kjo pasiguri po dëmton prodhimin vendor dhe rrezikon vendet e punës, duke cenuar reputacionin e produkteve të Kosovës,” thuhet në reagim.
Lidhja paralajmëron se çdo vonesë dhe veprim i tillë përfiton vetëm produktet e importuara, duke dobësuar konkurrencën e prodhuesve vendorë dhe duke goditur një nga sektorët më strategjikë të ekonomisë.
Për këtë arsye, LBK kërkon që procedurat të përfundojnë urgjentisht dhe rezultatet të publikohen me transparencë të plotë, pa asnjë ndikim politik. “Ne shprehim qartë kundërshtimin ndaj çdo forme presioni politik që cenon pavarësinë e sundimit të ligjit dhe krijon pasiguri për bizneset,” thuhet tutje.
Në përfundim, Lidhja apelon: “Mos e dëmtoni sektorin e qumështit dhe blegtorinë. Çdo vonesë dhe vendim i ndikuar politikisht dëmton fermerët dhe bizneset e Kosovës, duke i hapur rrugë importit në dëm të ekonomisë sonë.”
Be the first to comment