Drenica Zogaj dhe Durim Tahirukaj, një çift kosovar, kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për shkak të një propozimi spektakolar për martesë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Durimi zbuloi se e kishte “mashtuar” Drenicën duke i thënë se nuk do t’i bëjë ndonjëherë propozim. Ai theksoi se kishte arritur ta bënte atë të besonte se ishte një njeri shumë tradicional.
Drenica konfirmoi fjalët e Durimit, duke e përshkruar momentin e propozimit si një nga më emocionuesit në jetën e saj. Ajo e mori këtë propozim në skenë, përballë dhjetëra njerëzve, duke e bërë atë një ngjarje të paharrueshme për të.
Be the first to comment