Një person është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, nën dyshimin për shtënia me armë zjarri në një parking.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithashtu 12 gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Be the first to comment