Avokati Arianit Koci ka publikuar rrëfimin e një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se është përballur me kërcënime dhe zhvatje gjatë kalimit nëpër pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, në dalje nga Serbia.
Sipëz Kocit, qytetari, i emëruar Illir, e ka kontaktuar atë të dielën në mbrëmje. Avokati ka konfirmuar se i ka verifikuar identitetin dhe dokumentet e tij. Megjithatë, Koci thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet që lidhen me ngjarjen.
“Iliri më kontaktoi në mbrëmje, identitetin e të cilit e kam verifikuar dhe dokumentet e tij i kam në posedim,” shkroi Koci.
Sipas rrëfimit të qytetarit, ai dhe familja e tij janë ndalur rreth orës 16:30 gjatë daljes nga Serbia. Ata janë dërguar në një hapësirë brenda zonës kufitare, ku janë kontrolluar nga disa policë. Ai pretendon se gjatë kontrollit janë ekzaminuar edhe telefonat e familjes dhe fotografitë e ruajtura në to.
Gjithashtu, Illiri thotë se pas gjetjes së fotografive me flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së në telefonat e fëmijëve, policët e kanë kërcënuar me arrestim dhe paraburgim në Beograd. Sipas tij, ata i thanë se fëmijët do të mbeteshin vetëm nëse nuk paguante 2.000 euro.
“Ngjashëm me rrëfimin e tij, nga frika, ai ua ka dhënë policëve 2.000 euro,” tha Koci.
Avokati theksoi se këto pretendime ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, por shtoi se nëse ato rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një rast tejet serioz.
“Po të jenë të sakta, këto pretendime tregojnë një ngjarje jashtëzakonisht serioze,” theksoi ai.
Koci u bëri thirrje qytetarëve që kanë përjetuar trajtime të ngjashme gjatë kalimit nëpër Serbi të kontaktojnë atë, stacionin më të afërt policor dhe Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë.
“Nëse ka raste të tjera me elemente të njëjta, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore,” përfundoi Koci.
Be the first to comment