Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Një vajzë e re në jetën time

Një vajzë e re në jetën time

Bardhi ofron një nga intervistat më personale të tij në podcastin e Grida Dumës, ku ndan episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.

Një nga kujtimet më emocionuese për të është përvoja e luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë. “Dyert ishin plot me plumba,” kujton këngëtari, ndërsa tregon përjetimet që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria.

Gjatë bisedës me Grida Dumën, Bardhi thekson se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës. Ai gjithashtu flet për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.

<

Një pjesë e rëndësishme e intervistës i kushtohet jetës private të Bardhit. Ai tregon se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.

“Pse nuk jam bërë baba më herët?” shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës. Ai flet gjithashtu për dashurinë e madhe që po vjen në jetën e tij. Në fund, ai bën një deklaratë romantike që nuk mund të kalojë pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement