Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK-ja e akuzon Haxhiun se po e zvarrit dekretimin e një anëtari në KQZ (VIDEO)

PDK-ja e akuzon Haxhiun se po e zvarrit dekretimin e një anëtari në KQZ (VIDEO)

Prej rreth katër muajsh, një ulëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është e pambushur. Kjo situatë ka lindur pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka dekretuar anëtarin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

PDK e sheh këtë vonesë si një veprim të motivuar politikisht. Ata paralajmërojnë se, nëse posti i jepet partisë së parë, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar zgjidhjen e situatës.

Një ish-gjyqtar ka shprehur se mosplotësimi i vendit në KQZ përbën një shkelje të Kushtetutës. Ndërkohë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga kabineti i Haxhiut dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement