Veteranë të luftës, invalidë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga vende të ndryshme kanë protestuar në Zarë të Kroacisë. Kjo protestë u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit, të ardhur nga disa shtete evropiane, mbërritën me vetura dhe autobusë. Pjesëmarrja ishte e madhe, sidomos nga diaspora shqiptare.
Gjatë protestës, të pranishmit valëviten flamuj të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara, duke kënduar këngë patriotike dhe mbajtur fjalime për të përkrahur kërkesat e tyre.
Organizatori i protestës, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve Veteranë në Kroaci, përçoi një thirrje për unitet. Ai kritikoi edhe qeverinë në Prishtinë për pozitat e saj.
Një pjesë e protestuesve theksuan se pastërtia e luftës duhet të konfirmohet përfundimisht nga Gjykata Speciale më 16 shtator.
Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në disa shtete të tjera, ku shqiptarët nga diaspora kanë marrë pjesë masivisht.
Për më shumë, ndiqni kronikën në vijim.
Be the first to comment