Një vatër e re zjarri është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së forte, duke djegur një zonë që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër përgjatë vijës bregdetare.
Forcat zjarrfikëse të Lezhës kanë intervenuar në terren, por po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prania e kënetave, që ndodhen mes plazhit dhe zonës së prekur nga zjarri, e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës.
Në afërsi të zonës së prekur ndodhen disa struktura turistike dhe shërbimi. Për këtë arsye, ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se flakët avanconi dhe rrezikojnë objektet.
Agustin Pepkolaj, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, njoftoi se ka qenë e mundur që automjetet e shërbimit zjarrfikës të jenë të pranishme. Ai shtoi se, ndonëse zjarri është i përhapur në të gjithë territorin, është arritur të mbrohen bizneset dhe banesat duke lokalizuar flakët.
Be the first to comment