Dy persona janë shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se kanë shkaktuar një zjarr.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit, sipas raportimeve të Klankosova.tv.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar dy shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, ata po vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e rastit.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetje nga ajri nga helikopterët e Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.
Be the first to comment