Një aksident ka ndodhur sot në Prizren, në rrugën e tranzitit të vjetër (Korishë-Prizren), ku një person ka pësuar lëndime trupore. Në këtë incident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Motoçiklisti ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas policisë, aksidenti është përshkruar si i zakonshëm dhe si një rast me lëndime jo të rënda mes automjetit dhe motoçikletës.
Momentalisht, nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të motoçiklistit.
Be the first to comment