Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarret në Fier, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tyre

Zjarret në Fier, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tyre

Ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Drizë, në bashkinë e Fierit.

Sipas Kreshnik Ymeraj, përgjegjës i sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, situata është problematike. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke afruar rrezik pranë zonave të banuara.

Aktualisht, në terren janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë, me fokus të veçantë në mbrojtjen e banesave.

<

Situata është kritike, pasi zjarri ka nisur fillimisht në një sipërfaqe ullishte dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Zjarrfikësit nga Fier, Roskovec, Patos dhe Albpetrol janë duke punuar intensivisht për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të shmangur dëme të tjera.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement