Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

Ushtarët e KFOR-it stërviten me helikopterë në Prishtinë

KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të Karabinierëve italianë dhe ushtarë çekë, të angazhuar në Njësinë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU), kanë realizuar stërvitje me helikopterë në Kampin Film City në Prishtinë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është rritja e gatishmërisë operacionale dhe forca e koordinimit mes ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e stërvitjes përfshinin transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Këto aktivitete kanë si synim ruajtjen e një niveli të lartë të përgatitjes operacionale dhe ndërgjegjësimin situacional të stafit të misionit.

<

KFOR thekson se këto ushtrime janë një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement