Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, modelja Kader Kicaj, po kalon pushimet në jug të Shqipërisë dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj interesant.
Ajo ka postuar një foto nga vila ku po qëndron, e cila ilustron shkallët e mbushura me buqeta të mëdha trëndafila dhe lule në nuanca rozë dhe të bardhë. Kaderi e ka shoqëruar fotografinë me një mbishkrim, ku thotë se lulet janë “gjuha e heshtur e dashurisë” dhe shpreh ndjenjën e bekimit.
Ky postim ka ngjallur menjëherë dyshime në lidhje me jetën e saj private. Pas përfundimit të eksperiencës në reality show dhe projekteve të tjera, mëdyshja për një lidhje të re është temë diskutimi mes ndjekësve. Mbetet për t’u parë nëse Kaderi do të ndante më shumë detaje rreth këtij momenti romantik ose do të zgjidhte ta mbante privatisht jetën e saj.
Be the first to comment