Aurora Rrusta mund të mos ketë fituar çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova, por duket se ka arritur të fitojë diçka edhe më të veçantë: dashurinë.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të vendit, mes saj dhe Kushtrim Kelanit u krijua një afërsi e veçantë, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut. Edhe pas mbylljes së spektaklit, dyshja vazhdoi lidhjen e tyre jashtë shtëpisë dhe konfirmoi romancën me paraqitje dhe fotografi të përbashkëta.
Sot, Aurora dhe Kushtrimi shfaqen më të lumtur se kurrë, ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin dhe t’i ndjekin me interes në çdo paraqitje të tyre publike.
Be the first to comment