Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Çështja e projektit për importin e gazit amerikan në Kosovë duhet të trajtohet me kujdes, duke u fokusuar në interesat strategjike të vendit. Ky është qëndrimi i profesorit amerikan Daniel Serwer.

Në një intervistë për KosovaPress, Serwer komentoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende nuk e ka pranuar projektin e gazit. Ai theksoi se gazi amerikan është i shtrenjtë dhe shprehu kuptimin për interesimin e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje të tillë, përveç faktit se vendimmarrja duhet të mbetet në duar të Kosovës.

“Gazi amerikan është shumë i shtrenjtë. E kuptoj pse amerikanët duan që Kosova ta marrë atë. Do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në Ballkan. Administrata aktuale amerikane është transaksionale dhe dëshiron të realizojë marrëveshje. Prandaj, Kosova duhet të flasë me amerikanët, por njëkohësisht duhet të marrë parasysh interesat e veta dhe të vendosë në bazë të këtyre”, tha ai.

<

Në lidhje me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Milan Radoiçiqin, Serwer shprehu besimin në sistemin gjyqësor për të trajtuar këtë çështje, duke e konsideruar si të motivuar politikisht qëndrimin e Vuçiqit.

“Kam besim të plotë në sistemin gjyqësor për të trajtuar këtë rast. Mendimi im është se zoti Vuçiq bën komente për përfitime politike, në vend që të veprojë siç duhet dhe të ndiqet penalisht për incidentin në Banjskë. Sistemi gjyqësor serb duhet të ndjekë penalisht autorët”, theksoi ai.

Duke u fokusuar në krizën institucionale në Kosovë, Serwer vlerësoi se vendi ka humbur kohë të vlefshme për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe proceseve të zgjatura zgjedhore.

“Të gjithë janë të shqetësuar për krizën. Të gjithë ndiejnë se kanë humbur diçka gjatë këtij viti, një vit e gjysmë nga tre palë zgjedhje. Duket se nuk ka qenë një periudhë produktive. Kjo është e zakonshme në sistemet parlamentare. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur vështirësi gjatë kësaj periudhe. Por është e domosdoshme që institucionet e Kosovës të konsolidohen më shumë”, theksoi ai.

Serwer gjithashtu theksoi se është koha për institucionet e Kosovës të dëshmojnë se mund të realizojnë funksionet e tyre, duke zgjedhur një president dhe duke formuar një qeveri të re.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement