Një zjarr i fuqishëm është shpërthyer rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat dhe vazhdon të jetë aktiv, duke u përhapur në afërsi të zonave të banuara.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë izoluar për momentin, çka ka ndihmuar në shmangien e një rreziku të menjëhershëm për banesat në afërsi të vatrës së zjarrit.
Në zonën pranë Fushë-Milotit, janë djegur sipërfaqe me plantacione ullinjsh dhe pemë frutore, ndërsa disa mjete zjarrfikëse vazhdojnë operacionin në terren për të vënë nën kontroll situatën.
Erërat e forta po e ndihmojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës.
Banorë të zonës janë angazhuar gjithashtu për të ndihmuar zjarrfikësit, duke përdorur mjete rrethanore për të kontribuar në izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Be the first to comment