Juliana Nura feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, një moment të veçantë që e gjen më të përmbushur se kurrë.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit foto me barkun e rrumbullakosur, duke u shfaqur në një fustan rozë dhe duke treguar se kjo ditëlindje ka një domethënie të veçantë për të.
Juliana shprehet se ndihet e realizuar dhe krenare për gruan që është bërë, duke pranuar me gëzim sfidat që sjell mëmërsia. Ajo thekson rëndësinë e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve. Si një Gaforre në horoskop, ajo tregon se ka festuar gjithmonë jetën, por këtë vit ndjen një ndryshim të dukshëm. “Jam bërë gruan që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Zgjedh të thyej tabutë që vajzat tona ta kenë një të ardhme më të lehtë,” ka shkruar ajo, duke përcjellë një mesazh fuqizimi për të gjitha gratë.
Ky përvjetor e gjen Julianën në qendër të vëmendjes së medias, pas deklaratës së saj që shkaktoi diskutime në rrjet ditët e fundit. Ajo bëri të ditur se është në pritje të ëmbël përmes metoda IVF (fekondim in vitro) me anë të një donatori. Kjo ka nxitur debate të ndryshme, por Juliana ka treguar se nuk heziton t’i përballë normat shoqërore dhe të jetë transparente në lidhje me vendimet e saj të jetës.
Be the first to comment