Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”. Ai iu përgjigj pyetjeve të Brikena Selmanit, e cila e ngacmoi veçanërisht për marrëdhëniet e tij me Stelina Kurina dhe Ina Aderi.
Gjithashtu, Brikena e pyeti edhe për fotografitë e bujshme që kishte bërë me ish-banoren e BBV 4, Loredana Brati. Keijsi sqaroi se situata kishte qenë vetëm një ngatërresë dhe se nuk kishte pasur asgjë më shumë. Ai tha se aktualisht nuk ka kontakt me Loredanën, por kur i takohen në ambiente të përbashkëta, përshëndeten në mënyrë miqësore.
Në intervistë, Keijsi gjithashtu theksoi:
“Kur kam qenë në “Për’puthen”, ka bërë shumë bujë një foto e jotja me Loredana Bratin, si i keni raportet tani?”
Ai përgjigjet: “Ka qenë thjesht një ngatërresë në atë kohë.”
Brikena e pyet sërish: “A ke akoma kontakt me të?” Keijsi përgjigjet: “Jo, nuk kam. Kur shikohemi në Top Channel ose jashtë, përshëndetemi, por nuk kemi raporte të tjera. Kemi një përshëndetje miqësore dhe kaq, siç ka qenë edhe më përpara.”
Në përfundim, ai shprehet: “Nuk ka asgjë më shumë?” dhe thekson: “Jo, nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do të ketë.”
Be the first to comment