Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj komenteve të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera. Ky i fundit, në një video të publikuar sot, diskutoi për rolin e tij në mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit.

Në video, Spera theksoi se gjatë mandatit të tij ka ofruar mundësinë e takimeve private dhe konfidenciale për të paraburgosurit. Ai përmendi se disa prej tyre kanë pranuar të bisedojnë me të, ndërsa të tjerë kanë refuzuar.

Pas këtyre deklaratave, Mishetiq u shpreh përmes rrjetit social “X”, duke e pyetur nëse mandati i Spera është ushtruar siç duhet. Ai vuri në dukje se, ndonëse Spera pretendohet të jetë një autoritet i pavarur për monitorimin e të drejtave të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë ekipin mbrojtës të Thaçit gjatë gjashtë viteve të kaluara.

<

Mishetiq bëri edhe një krahasim me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, i cili sipas tij ka qenë vazhdimisht në komunikim me mbrojtjen për të monitoruar aktivitetet e saj.

“Ndërsa Avokati i Popullit të DHSK-së thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat thelbësore të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit asnjëherë në gjashtë vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka qenë aktiv në kontakt me ekipin mbrojtës”, shkroi Mishetiq në “X”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement