Juristi Lekë Sahatçiu, gjatë konferencës së organizuar nga kompania “Vita”, siguroi se të gjitha produktet e fabrikës së qumështit Vita janë të sigurta për konsum.
Ai theksoi se ky konstatim u mbështet nga vizita e inspektorëve të Agjencisë për Veterinarsinë dhe Sigurinë Ushqimore (AVUK) dhe se të gjitha raportimet janë bërë në përputhje me obligimet ligjore ndaj këtyre produkteve.
Sahatçiu gjithashtu njoftoi se, si pjesë e menaxhimit të situatës, kompanisë i është kërkuar që të informojë pikat grumbulluese për të ulur kapacitetin e blerjes me 50 për qind, në përballje me mbi dy milionë litra qumësht që gjenden aktualisht në stok.
Ai nënvizoi se vizita e inspektorëve pati rëndësi të madhe për industrinë e qumështit, duke vërtetuar se informacioni është dërguar te pikat grumbulluese, duke iu bërë thirrje që të kenë parasysh situatën e vështirë në të cilën ndodhet industria në Kosovë. “Për shkak të gjendjes sonë, nuk mund të furnizohemi në sasinë e zakonshme, prandaj duhet ta ulim kapacitetin për shkak se stoku ka dalë jashtë kontrollit,” tha ai.
Be the first to comment