Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se dorëheqja nuk është një opsion që e merr në konsideratë.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai shprehu bindjen se është zgjedhur nga 860 mijë shqiptarë, të cilët i dhanë mandatin për të realizuar misionin e mbylljes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Rama theksoi se ky mision historik nuk mund të lihet në gjysmë për asnjë arsye.
“Unë kam ndarë me Grupin Parlamentar opinionet e mia dhe kam shprehur ndjenjat lidhur me faktin se jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për të realizuar angazhimet, jo për t’u tërhequr zvarrë. Dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion. Jam mandatuar bashkë me Partinë Socialiste nga 860 mijë shqiptarë për të përfunduar negociatat me BE-në. Ky mision historik s’mund të lihet në mes për asnjë arsye,” tha Rama.
Be the first to comment