Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hoxha e ashpër me pushtetin: Gradualisht po ndryshon natyra e shtetit të Kosovës (VIDEO)

Hoxha e ashpër me pushtetin: Gradualisht po ndryshon natyra e shtetit të Kosovës (VIDEO)

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj situatës aktuale në vend.

Gjatë një interviste në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo theksoi se presionet e vazhdueshme po e dobësojnë sektorin privat dhe heshtin sektorin civil. Sipas saj, kjo është një strategji që partia në pushtet po e ndjek në Kosovë.

“Qasja për ta shpërbërë logjikën e shtetit të Kosovës dhe llogaridhënies është shqetësuese. Askush nuk jep llogari për mënyrën se si shpenzohen paratë, duke e çuar vendin në një drejtim të papërshtatshëm. Sot, pothuajse çdo institucion publik është nën ndikimin e zyrës së kryeministrit, duke u shkaktuar probleme komunave dhe buxheteve të tyre. Kjo qasje e penalizimit e dobëson çdo institucion dhe po e ndryshon gradualisht karakterin e shtetit të Kosovës, ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë,” theksoi ajo.

<

Deputetja bëri thirrje që çdo individ të jetë më i zëshëm në mbrojtjen e karakterit të shtetit të Kosovës, për të mos lejuar ndryshime të padrejta.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement