Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Digjen dy automjete, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë

Digjen dy automjete, njëra në Korçë e tjetra në Vlorë

Në dy incidente të ndara, flakët përfshinë dy automjete, një në Korçë dhe një tjetër në Vlorë. Zjarrfikësit dhe policia arritën në vend ngjarjes, por, për fat të keq, përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme, duke shkaktuar shkrumbimin pothuajse të plotë të automjeteve.

Për sa i përket rastit në Vlorë, dyshohet se shkaku i zjarrit ishte një defekt teknik te automjeti, i cili ndodhej në lëvizje kur shpërthyen flakët. Sipas pamjeve të siguruara, zjarri përfshiu të gjithë mjetin, duke bërë që ashtu si pjesën e përparme, edhe atë të pasme të digjej plotësisht, duke penguar çdo mundësi shpëtimi.

Nga ana tjetër, një automjet tjetër u dogj në Korçë, pak minuta më parë. Shoferi ndodhej në një dyqan afër, kur flakët përfshinë mjetin. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, automjeti u shkatërrua plotësisht, ndërsa hetimet fillestare dyshojnë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement