Katër persona janë plagosur pas një incidenti me armë që ndodhi së fundmi në qendër të Podujevës. Të plagosurit janë transportuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se njëri prej të plagosurve është dërguar në sallën e operimit. Ai njoftoi se pacienti është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përgjigjur menjëherë dhe ka vizituar të plagosurit në spital.
Be the first to comment