Inspektorati Policor i Kosovës ka organizuar ceremoninë qendrore për të shënuar 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Gjatë ceremonisë u shfaq dokumentari titulluar “Kush i ruan rojet – 20 vjet IPK”. Ky film pasqyron zhvillimin, sfidat dhe arritjet e Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë këtyre dy dekadave, si dhe përmban adresime nga përfaqësues të lartë institucionalë.
Në përfundim të ceremonisë, do të ndahen mirënjohje dhe medalje për zyrtarët e gjeneratës së parë të Inspektoratit, si dhe për institucionet dhe agjencitë bashkëpunuese që kanë kontribuar në zhvillimin e IPK-së.
Be the first to comment