Policia ka realizuar një kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Vitak të Skenderajt.
Gjatë kësaj procedure, forcat e rendit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit kallashnikov, një karikator dhe një fishekë.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar është zbuluar arma AK-47. Rasti po procedohet në përputhje me vendimin e prokurorit.
Be the first to comment