Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ky gjykim po i bëhet Kosovës”- Haradinaj: Ka vetëm një të vërtetë – pafajësi (VIDEO)

“Ky gjykim po i bëhet Kosovës”- Haradinaj: Ka vetëm një të vërtetë – pafajësi (VIDEO)

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka theksuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po ndikon negativisht në Kosovë.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Haradinaj shprehu besimin se ekziston një e vërtetë e vetme: pafajësia e katërshes së UÇK-së.

Ai theksoi: “Nuk kam dyshime, sepse burimi i kësaj gjykate ka qenë politikisht i drejtuar dhe armiqësor ndaj Kosovës. Këtë e dinë të gjithë. Fatmirësisht, faktet janë në anën e Kosovës. Ky gjykim është në të mirë të Kosovës, pavarësisht se individët janë përzgjedhur për të përfaqësuar më mirë katërshen.”

<

Haradinaj gjithashtu vuri në dukje se tendencat kundër Kosovës janë reflektuar si në Prokurori ashtu edhe në ndërtimin e procesit gjyqësor. Ai tha se ka pasur një qasje që është e favorshme për Barazimin dhe e dëmton Kosovën.

“Koha ka qenë e padrejtë dhe e gjatë, por opinioni ka arritur të shohë të vërtetën, që është pafajësia. Jam optimist se ata do të kthehen, pasi janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Vetë avokati theksoi se mosguximi i ballafaqimit është një dorëzim. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se kanë dëshmuar njerëz me kompetencë të lartë,” përfundoi Haradinaj.

Ndiqni deklarimin e plotë për më shumë detaje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement