Një 26-vjeçar humbi jetën tragjikisht pas goditjes nga rrufeja këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës.
Ndërkohë, qasja në vendin e ngjarjes ishte tejet e vështirë. Kështu është shprehur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për redaksinë e Klankosova.tv.
“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë,” theksoi ai.
Be the first to comment