Rajoni i Gjakovës është përballur me reshje të dendura shiut dhe erëra të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete. Këto kushte atmosferike kanë rrëzuar drunj dhe kanë dëmtuar shtylla të rrjetit elektrik.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për këtë rajon, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se incidentet janë raportuar kryesisht në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan. Ajo deklaroi për Klankosova.tv se kjo situatë ka sjellë disa raste të rënies së drunjëve dhe dëme në shtyllat elektrike. Njësitë përkatëse të Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, janë njoftuar edhe shërbimet emergjente komunale.
Krasniqi theksoi se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është ndërhyrë në terren, dhe aktualisht rrugët në këtë zonë janë të qarkullueshme.
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike mund të sjellin rreziqe të tjera për sigurimin e tyre.
Be the first to comment