Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të martën se në Itali janë raportuar pesë vdekje të lidhura me temperaturat e larta brenda 24 orëve të fundit.
Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Henri P. Kluge, theksoi nevojën për forcementin e masave parandaluese në të gjithë kontinentin. Ai e cilësoi valën aktuale të të nxehtit në Evropë si “një provë paraprake”. Sipas tij, spitalet emergjente po përballen me një fluks të madh pacientësh, ndërsa shërbimet e ambulancës po regjistrojnë një numër rekord thirrjesh.
Kluge konfirmoi se “Italia ka regjistruar pesë vdekje brenda 24 orëve”.
Be the first to comment