Dymbëdhjetë kursantë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar suksesisht “Kursin e Komunikimit Niveli 2”. Ky kurs u ka ofruar atyre njohuri dhe aftësi të avancuara në konfigurimin, instalimin, programimin dhe funksionalizimin e sistemeve të komunikimit “Harris”.
Në një njoftim të FSK-së, është bërë e ditur se gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit ushtarak. Këto sisteme sigurojnë komunikim të sigurt, të besueshëm dhe efektiv gjatë operacioneve, ushtrimeve dhe aktiviteteve taktike të ndryshme.
Njoftimi thekson se sistemet Harris përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të vendeve partnere, duke kontribuar gjithashtu në ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Sipas FSK-së, realizimi i këtij kursi ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të komunikimit dhe forcon aftësitë operacionale. Kjo siguron mbështetje efektive për komandimin dhe kontrollin në të gjitha nivelet e operacioneve.
Be the first to comment