Edmondi është vëllai i vetëm i këngëtares Adelina Tahiri. Në përkujtim të ditëlindjes së tij, artistja ka kërkuar të dedikojë një urim të veçantë në rrjetet sociale, i shoqëruar nga një fotografi.
Në mesazhin e saj, Adelina shpreh dëshira për shëndet, lumturi, suksese dhe mirësi në jetë. Ajo gjithashtu e ndan krenarinë që përjeton për vëllain e saj, sipas “Kosovarja”.
Ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vëllait më të mirë! Po të uroj pa fund shëndet, lumturi, suksese dhe të gjitha bekimet që jeta ka për të ofruar. Jam shumë krenare që të quaj vëlla. Të dua gjithmonë!”
Be the first to comment