Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haziri: Debati ka nisur, por LDK nuk i sheh proceset bardh e zi

Haziri: Debati ka nisur, por LDK nuk i sheh proceset bardh e zi

Pas më shumë se tre orësh diskutimesh, përfundoi mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me kryetarët e degëve.

Në përfundim të takimit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se ka filluar një debat i brendshëm lidhur me situatën paszgjedhore. Ai nënvizoi se proceset vendimmarrëse nuk mund të reduktohen në kërkesa të thjeshta për dorëheqje.

Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët rreth kërkesave për largimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit, Haziri u shpreh se çështjet e tilla trajtohen nëpërmjet debateve të brendshme e jo në mënyrë të thjeshtuar.

<

“Proceset politike nuk definohen në LDK kështu. Ne kemi debat të brendshëm që ka filluar. Do të vazhdojmë me organet e tjera. Vendimmarrës është lidershipi i LDK-së. Grupi i deputetëve bart sovranitet qytetar. Janë 18 deputetë që kanë vota qytetarësh dhe në fund do të kenë edhe rolin dhe peshën e tyre,” deklaroi Haziri.

Ai njoftoi se diskutimet e nisura do të vazhdojnë edhe në organet e tjera të partisë, ku do të shqyrtohen hapat e mëtejmë pas zgjedhjeve.

Haziri shtoi se, megjithëse mund të ketë dallime në lidhje me strategjinë, brenda LDK-së nuk ka ndarje në objektivat.

“Ne mund të kemi dallime për rrugë, por për qëllimin nuk kemi dallime,” u shpreh ai.

Mbledhja e Kryesisë u zhvillua në një moment të rëndësishëm, kur brenda partisë janë rritur kërkesat për përgjegjësi politike pas rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa drejtuesit kanë nisur analizën për ecurinë e mëtejshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement