Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Auditori i rreptë, Anomali e parregullsi me “thasë” në KEK (VIDEO)

Auditori i rreptë, Anomali e parregullsi me “thasë” në KEK (VIDEO)

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjatë vitit 2025 ka pasur mangësi në transparencë, sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Raporti thekson se KEK nuk ka përfunduar përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme. Në këtë regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk i përkasin ndërmarrjes, përfshirë asete të transferuara te Infrakos me vlerë mbi 7.8 milionë euro, si dhe disa parcela dhe prona të tjera me vlera të ndryshme.

Sipas raportit të ZKA-s, regjistri përmban pesë prona të transferuara te Infrakos me vlerë 7,867,541 euro, dhe 11 parcela të identifikuara për fshirje me vlerë 866,223 euro. Po ashtu, figuron prona e quajtur ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë, me vlerë 5,000,000 euro.

<

Një tjetër gjetje e auditorit thekson se gjatë ankandeve për shitjen e energjisë elektrike është përdorur një adresë e pasigurt emaili. Sistemi i KEK-ut nuk ofron mbrojtje kibernetike të duhura, duke kufizuar mundësinë e verifikimit të informacionit mbi hapjen e email-eve me oferta, kush i hapi ato dhe koha e saktë e ankandit. Problemi tjetër i shfaqur është dokumentimi i vendimeve për shitjen e tepricave të energjisë në bursë e ankand.

Detajet e plota mund të gjenden në kronikën e mëposhtme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement