Ish-banori i edicionit të 9-të të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë, duke pritur në jetë një vajzë.

Në një video të shpërndarë nga spitali, Damiano shfaqet pranë partneres së tij, e cila mban në krahë foshnjën e porsalindur. Djali i tyre, gjithashtu, është i pranishëm në momentin e bukur. Çifti ka zbuluar se vogëlushen e kanë emëruar Ebba.

“Një princeshë erdhi në jetën tonë, Ebba Agalliu, dhe e bëri botën tonë më të bukur. Faleminderit Zot për këtë bekim dhe që ruajte vajzën tonë dhe bashkëshorten time,” ka shkruar Damiano krahas videos.