Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-West), që është pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim për stacionin e zjarrfikësve në Komunën e Klinës.
Sipas KFOR, ky donacion forcon aftësitë operacionale të njësisë dhe përmirëson kapacitetin për t’u përgjigjur në mënyrë efektive ndaj emergjencave nga zjarri si dhe ndërhyrjeve të tjera të shpëtimit.
KFOR, në njoftimin e saj, thekson se iniciativa të tilla evidencojnë angazhimin e vazhdueshëm për të bashkëpunuar me partnerët vendas, në të mirë të sigurisë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, duke vepruar në një mënyrë transparente dhe të paanshme.
