Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ndahet nga jeta Iljazi i “Shamikuqes”, aktori i njohur turk që la gjurmë edhe te publiku shqiptar

Ndahet nga jeta Iljazi i “Shamikuqes”, aktori i njohur turk që la gjurmë edhe te publiku shqiptar

Aktori i njohur turk, Kadir İnanır, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të shquara të epokës së artë të kinemasë turke, Yeşilçam. İnanır ndërroi jetë të premten, pas disa javësh në kujdes intensiv për shkak të pneumonisë dhe komplikacioneve të tjera shëndetësore.

Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e tij si Iljaz në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), krah aktores së njohur Türkan Şoray. Ky film, i prodhuar rreth 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve të ’80-ta, është kthyer në një klasik. Personazhet Iljazi dhe Asja kanë fituar zemrat e brezave të tërë, duke u bërë një nga çiftet më ikonike të kinemasë turke.

Gjatë karrierës së tij mbi pesë dekada, İnanır interpretoi në afro 200 filma dhe fitoi çmime prestigjioze, duke bashkëpunuar me regjisorët më të njohur të Turqisë. Ai ishte gjithashtu aktiv në televizion si aktor, prezantues dhe regjisor.

Në vitet e fundit, ai përballej me probleme shëndetësore të shumta, përfshirë ndërhyrje kirurgjikale, emboli cerebrale dhe goditje në tru. Paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2019.

Kadir İnanır lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së kinemasë turke.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement