Dukagjin Lipa, babai i yllit botëror të muzikës Dua Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia e dasmës së këngëtares me aktorin britanik Callum Turner.
Postimi i tij përmban një mesazh të thjeshtë: “Dua & Callum”.
Fotografitë, që kapin momente të veçanta nga ceremonia, kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar çiftin për martesën dhe kanë shprehur emocionet për këtë ngjarje të rëndësishme.
Lajmi për lidhjen martesore të Dua Lipës dhe Callum Turner ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në të gjithë botën, duke e bërë këtë ngjarje një nga më të komentuarat në botën e showbizit.
Be the first to comment