Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur masën e arrestit shtëpiak për të.
Këtë informacion e konfirmoi avokati i Metës, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Tasholli shpjegoi se vendimi është marrë nga Gjykata Themelore, e cila e refuzoi kërkesën për paraburgim. Ai theksoi se Bekim Meta do të respektojë të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me masën e caktuar.
Vendimi i gjykatës ishte pritur me interes nga qytetarët dhe veteranët, të cilët ishin mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Lipjan. Protestuesit qëndruan atje për më shumë se gjashtë orë, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, sipas dëshmive, kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën mes palëve.
Dy ditë më parë, në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom kishin sulmuar fqinjin e Bekim Metës, Skender Shahinin.
Be the first to comment