Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

30-vjeçari në Hungari dyshohet se mblidhte pjesë trupash nga varrezat e braktisura

30-vjeçari në Hungari dyshohet se mblidhte pjesë trupash nga varrezat e braktisura

Policia në Hungari ka arrestuar një burrë 30-vjeçar, i cili, sipas hetuesve, kishte mbledhur pjesë trupi të njeriut nga varreza të braktisura dhe nga vendi i tij i punës në një spital.

Byroja Kombëtare e Hetimit e Hungarisë e arrestoi burrin në Budapest më 17 qershor, pas informacionit se ai i kishte ruajtur pjesët e trupit në mjediset e punës dhe në shtëpi, raporton CNN.

Sipas policisë, burri është i punësuar si sanitar në spital.

<

Gjatë një kontrolli në apartamentin e tij, hetuesit sekuestruan kafka, një pjesë të plotë të këmbës dhe një dorë, si dhe një rindërtim të një fytyre njerëzore të përgatitur nga lëkura. Përveç këtyre, u gjetën edhe kocka të tjera të ruajtur në një valixhe.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement