Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet (VIDEO)

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se, nëse do të ndodhte që LDK-ja të propozojë kandidatin për president si pjesë e një marrëveshjeje politike, emri i Vjosa Osmanit do të ishte ai që do të rekomandohej.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk pranon të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku një parti e vetme kontrollon të gjitha pozitat kryesore shtetërore, ndërkohë që partnerët e mundshëm mbesin pa rol në vendimmarrje.

Ai u shpreh se është e nevojshme që para diskutimeve për pozita të ketë një pajtim mbi parimet, programin qeverisës dhe orientimin që duhet të ketë shteti.

<

“Çfarë do të ndodhë me Republikën e Kosovës në katër vitet e ardhshme është shumë më e rëndësishme sesa pozitat. Më besoni që nuk jemi për privilegje individuale. Fillimisht duhet të flasim për Republikën, pastaj për njerëzit. LDK-ja do të jetë në opozitë dhe do të ushtrojë një opozitë të dinjitetshme,” deklaroi ai.

Në lidhje me mundësinë që Vjosa Osmani të ishte kandidatja e LDK-së për presidente, Abdixhiku u shpreh së është e qartë se, “nëse kërkohet emri i presidentit nga LDK-ja, natyrisht që do të ishte Vjosa Osmani. S’ka diskutim.”

Ai gjithashtu theksoi se Kosova nuk ka luksin të humbasë njerëz me përvojë institucionale dhe vlerësoi rolin e Vjosa Osmanit në krye të shtetit. Abdixhiku përfundoi me mendimin se ka mbaruar koha kur partitë politike kërkonin vota me një kandidat dhe më pas merrnin vendime të tjera në tavolinat e negociatave.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement