Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur mendimin se ata që kërkojnë zgjedhje të reja janë “të çmendur”. Ai theksoi se stabiliteti politik është një vlerë thelbësore dhe se partitë duhet të orientohen drejt tij.
Abdixhiku, i ftuar në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, theksoi rëndësinë e institucioneve. “Kushdo që kërkon zgjedhje të reja nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai shtoi se është e rëndësishme që partitë politike të përqendrohen në krijimin e stabilitetit institucional si një parim bazik. “Duhet të diskutojmë fillimisht për presidentin, pastaj për Kuvendin dhe Qeverinë”, deklaroi ai.
Abdixhiku theksoi se stabiliteti institucional duhet të arrihet përmes dialogut mes partive. “Partitë duhet të ulen, të shqyrtojnë situatën dhe të vendosin”, përfundoi ai.
Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të gjera politike, duke theksuar se çdo diskutim duhet të fillojë nga presidenti, dhe jo nga Kuvendi apo Qeveria. “Nëse veprojmë ndryshe, do të përfundojmë me zgjedhje të reja”, përfundoi kreu i LDK-së.
Be the first to comment