Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite (VIDEO)

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ishte i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ku diskutoi rreth rëndësisë së gazit amerikan në rajon.

Zeka theksoi se pranimi i gazit amerikan është një çështje me rëndësi strategjike për Kosovën. Ai shpjegoi se kjo ndihmon në përmirësimin e arkitekturës së furnizimit me energji në vend, duke kontribuar në diversifikimin e burimeve të energjisë.

“E nevojshme është që Kosova të ketë një siguri më të madhe të furnizimit me energji, pasi aktualisht jemi të varur në mënyrë të konsiderueshme nga importet,” theksoi ai. Kjo varësi, sipas Zekës, është e pranishme edhe në raportet e ndryshme nga Dogana dhe Zyra e Regullatorit të Energjisë.

<

Më tej, ai nënvizoi se kërkesa për gazin amerikan është një qëndrim eksplicite nga ana e Shteteve të Bashkuara për Kosovën. “Kjo është një kërkesë që vjen nga aleati më i rëndësishëm që Republika e Kosovës duhet ta ketë,” përfundoi Zeka.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement