Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Je e zhveshur”, influenceres i ndalohet hipja në avion për shkak të veshjes

“Je e zhveshur”, influenceres i ndalohet hipja në avion për shkak të veshjes

Një grua e cila përpiqej të hipte në një fluturim e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër gjatë valës së të nxehtit thotë se iu ndalua hyrja për shkak të veshjes së saj, e cila u konsiderua tepër zbuluese.

Edda Pilz, e njohur në rrjetet sociale si Edda Elisa, deklaron se iu tha te porta e fluturimit se dukej “e zhveshur”. Ajo, 25 vjeçare, kishte zgjedhur të veshë rroba sportive për të ndjerë freski, pasi temperaturat kishin kaluar 30°C. Ajo po përpiqej të hipte në një fluturim të Lufthansa-s kur iu mohua hyrja. Sipas saj, një përfaqësues i kompanisë i tha: “Nuk mund të hipësh në avion”.

Kur Edda pyeti për arsyen, punonjësi iu përgjigj: “Nuk ke veshur asgjë. Je e zhveshur”.

<

Edda theksoi se veshja e saj ishte e zakonshme për aktivitet sportiv, por gjithsesi iu kërkua të mbulohej. Ajo mori një xhaketë dhe e veshi, përpara se t’i kërkohej të mbyllte plotësisht zinxhirin përpara se të lejoheshin të hipte në avion.

Edda shprehu se, nëse ka rregulla, ajo është e gatshme t’i pranojë ato, por kërkoi që t’i sqaroheshin rregullat.

Nga ana e saj, Lufthansa sqaroi se deklaratat e bëra në këtë incident “nuk përputhen me standardet tona” dhe se ato nuk do të përdoren nga stafi i tyre. Kompania ndau se pasagjerët duhet të veshin rroba “të përshtatshme për udhëtim publik”, që të respektojnë mirëqenien e bashkudhëtarëve nga kultura të ndryshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement